Flash News

Ditari i Maxhorancës

Rama batuta me kryebashkiakun e Finiqit: Kafja jote se e imja nuk ka ardhur, çfarë është kjo se as hile greke nuk quhet

Rama batuta me kryebashkiakun e Finiqit: Kafja jote se e imja nuk ka ardhur,
Kryeministri Edi Rama në Finiq

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një takim me bizneset në Finiq, ku ka folur për nxitjen e turizmit. Ai ka shkëmbyer batuta me kryetarin e bashkisë Kristaq Kiço.

Rama ka përshëndetur kryebashkiakun në gjuhën greke duke i thënë ‘’Ti kaneis kala?’’. Ai vijoi më tej me batuta, pasi nuk po i vinte kafja.

Rama: Ti kanis, kala?

Kryebashkiaku: Kala! Faleminderit për vizitën, besoj që kjo kafeja do të na shërbejë për të zgjidhur problematikat.

Rama: Kafja jote… se e imja nuk ka ardhur. Ça është kjo se kjo as hile greke nuk quhet.

Kryebashkiaku: Unë e kisha me vete.

Rama: Po, edhe pastaj. Më fal, Kristaq. E sheh ia la atij, e kemi nga Përmeti tha. E hëngerën përmetarët e shkretë.

Kryebashkiaku: Ishte një diskutim…

Rama: Po ku po e bënit? Andej nga kali i Trojës?

Kryebashkiaku: Të presim kafenë?

Rama: Besoj që do vijë kafeja. Me gjithë këtë zhurmë që bëmë ne.

Bashkëbisedimin e gjeni në videon e mëposhtme pas minutit të 3-të

Të fundit