All - Scripts - 4
All - Scripts - 5

Flash News

Desktop - General - 1

Ditari i Maxhorancës

Rama batuta me kryeministrin hungarez: Ju na dhuruat një mbretëreshë, ne golashënuesin më të mirë

All - Paragraf - 1

Rama batuta me kryeministrin hungarez: Ju na dhuruat një

Kryeministri Edi Rama ka vlerësuar raportet me homologun hungarez, Victor Orban.

All - Paragraf - 3

Gjatë vizitës së tij në Hungari, Rama tha se i ka kërkuar ndihmë për ta mbështetur në rrugën e integrimit, por edhe për të përforcuar bashkëpunimin në disa fusha si në ekonomi, arsim dhe kulturë.

Po ashtu, Rama nuk ka kursyer edhe batutat me kryeministrin hungarez.

Së pari e mbi të gjitha, i kërkova mbështetje dhe ndihmë në rrugëtimin e zhvillimit, modernizimit, si dhe të integrimit. Duam të bashkëpunojmë jo vetëm në fushën ekonomike por edhe në atë kulturor dhe arsim. atë që Hungaria ka bërë vitet e fundit për të përmirësuar arsimit, për të inkurajuar familjet që ta shiohin të ardhmen me sa më shumë shpresë është frymëzuese.

Pres me padurim të përforcojmë këtë bashkëpunim. Siç e tha dhe kryeministri miqësia jonë është e vjetër, por miqësia shqiptaro-hungareze është shumë më e vjetër. Ju na dhuruat një mbretëreshë, ne ju dhuruam golashënuesin më të mirë të Ferencvaros, ndaj ka më shumë për të bërë”- tha Rama.

Të fundit