Flash News

Ditari i Maxhorancës

Rama bën bilancin e 2020-ës dhe tregon se kujt i kërkon falje: Vaksinimi nis në janar; Me Greqinë do shkojmë në gjyq

Rama bën bilancin e 2020-ës dhe tregon se kujt i kërkon falje:
Kryeministri Edi Rama

Kryeministri Edi Rama foli për sërë çështjes në konferencën e fundit për vitin 2020. Sa i përket debatit të momentit që lidhet me zgjerimin e Greqisë në detin Jon, Rama tha se ata po ushtrojnë të drejtën e tyre, ndërsa nuk i kursu sulmet ndaj aktorëve të politikës shqiptare.

Kreu i qeverisë  shprehu bindjen se në mes të janarit edhe Shqipëria do nisë vaksinimin.  Sa i përket kompanitve ai tha se diskutimit janë në fazë të avancuar me Pfizer dhe më pak me Astra Zeneca dhe Modernën.

“Do e fillojmë vaksinimin brenda janarit. Ne në mes të janarit do fillojmë me mjekët dhe infermierët e do vazhdojmë me grupet vulnerabël. Jemi në diskutime edhe me Astra Zenicën dhe me Modernën dhe besoj që shumë shpejt do finalizojmë marrëveshjen me Pfizer e cila lidhet me kapacitetet që janë në shtete të ndryshme”, u shpreh Rama.

Ky i fundit reagoi edhe për postimin e ambasadës së Rusisë në Tiranë, ku thuhej se Rusia është e gatshme të sjellë vaksinën e saj “Sputnik V” në Shqipëri. Rama e quajti këtë postim të papërshtatshëm dhe provokim, ndërsa shtoi se mirëpret një ndjesë nga ambasada ruse.

“Mendova se ishte meme, pasi për një shtet serioz është krejtësisht e papërshtatshme të bëjë provokime të tilla. Kur them provokim nuk po i paraprij ndonjë demarshi pranë shtetit rus, sepse ky është një provokim qesharak dhe nuk është mirë që një vend serioz të bëhet qesharak përmes këtyre lloj postimeve. Shpreh keqardhje për këtë, se nuk shoh arsye që ambasada e Rusisë të përfshihet në prodhimin e memeve”, deklaroi kryeministri.

Edi Rama foli për paketën anti-shpifje, ku theksoi se miratimin e këtj ligji nuk e ka me ngut dhe se pret dakordësi nga palët e përfshira, duke shtuatr se po nuk pati dakordësi nuk ka për t’u bërë.

I pyetur se kujt do ti kërkonte falje për këtë vit, Rama tha familjes së tij, duke nënvizuar se ndjesa me e madhe shkon për djalin e tij të vogël, Zaho.

“Falje do i kërkoj familjes sime, pasi jam i detyruar të mungojë shumë. Pasi Linda dhe dy të tjerët që janë më të mëdhenj e kuptojë, falja më e madhe shkon ndaj të voglit”, tha Rama.

Sa i përket aeroporteve, Rama tha se ai i Kukësit në pranverë hapet për fluturime ndërkombëtare, ndërsa për të Vlorës deklaroi se në verë ngrihet kantieri.

Kryeministri bëri edhe një përbledhje të aktivitetit të këtij viti sa i përket vettingut në drejtësi.

Gjithashtu shtoi se qeveria ka dyfishuar pagesën e papunësisë për të gjithë qytetarët që u prekën nga pasojat e mbylljes për shkak të koronavirusit. Ai thotë se sipas Bankës Botërore, si rezultat i masave të marra nga Shqipëria, ekonomia do të rimëkëmbet shpejt ku për vitin e ardhshëm pritet një rritje me 5%.

Një tjetër pikë ku është ndalur kryeministri Edi Rama është ekonomia, i cili tha se gjatë pandemisë janë ndihmuar me ndihmë ekonomike 300 mijë qytetar, si edhe Shqipëria është bërë i vetmi vend në rajon me zero taksa për biznesin e vogël.

 

 

Të fundit