Flash News

Ditari i Maxhorancës

Rama bën ndryshime në Qeveri, ikën Peleshi, Petrit Malaj ministër i Financave

Rama bën ndryshime në Qeveri, ikën Peleshi, Petrit Malaj

Kryeministi Edi Rama njoftoi sot nga punimet e Kongresit të PS disa ndryshimet në qeveri.

Rama tha se Taulant Balla largohet nga ministër i Brendshëm dhe shkon ministër i Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, në vend të Elisa Spiropalit. Kjo e fundit u propozua për kryetare të Kuvendit.

Pasi Bledi Çuçi u propozua për nënkryetar të Kuvendit, në vend të tij si kryetar i grupit parlamentar socialist shkoi Niko Peleshi i cili largohet nga ministër i Mbrojtjes, duke i hapur rrugë Pirro Vengut, aktualisht drejtor i Portit të Durrësit.

Ndryshimet

Elisa Spiropali kryetare e Kuvendit 
Bledi Çuçi nënkrytetar i parlamentit

Ervin Hoxha: Ministër i Brendshëm

Pirro Vengu: Ministër i Mbrojtjes

Petrit Malaj: Ministër i Financave

Taulant Balla: Ministër për Shtetin dhe Marrëdhëniet me Parlamentin

 

 

Të fundit