Flash News

Ditari i Maxhorancës

Rama bën publike kartën e identitetit, mesazh Metës: O Like, ne dimë shumë gjëra për ty, numri yt i ID as dreqit s’i duhet

Rama bën publike kartën e identitetit, mesazh Metës: O Like, ne

Kryeministri Edi Rama ka lexuar publikisht të dhënat personale të kartës së identitetit, duke marrë shkas nga debati për patronazhistët.

Në takimin përmbyllës elektoral në Elbasan, Rama ‘kërcënon’ presidentin Ilir Meta, pasi ky i fundit ngriti debatin për publikimin e të dhënave personale përmes patronazhistëve, duke thënë se për Metën dihen shumë detaje të tjera.

Kam marrë me vete kartën e identitetit dhe dua t’u lexoj numrin tim të ID-së, të gjithë atyre që janë shqetësuar nga kjo përpjekje për t’ua futur ankthin dhe për të ju çoroditur, mbajeni shënim “Rama Edi, kombësia shqiptare, lindur në Tiranë, 04.07.1964, dhe numri i kartës sime është G40704039G. Ja e morët edhe kartën, e ç’e doni, kujt i duhet, çfarë do të bëni?

Se e dëgjuat Liken? Më kanë marrë kartën tha, më dinë numrin, o Like po ne të dimë shumë gjëra ty, se ai numri nuk i duhet dreqit, prandaj mos u shqetësoni fare, karta e ID-së e cila është trashëguar nga një kohë tjetër, sot nuk është ende karta e ID-së që duhet të jetë sepse do të ishte problem nëse karta jonë nuk do të ishte thjesht një dokument por do të kishte sigurimet shoqërore, të dhënat personale, kartelat shëndetësore, sikur i kanë kartat e ID-së në shumë vende dhe të gjitha të Europës.

Kjo është si me të marrë targën e makinës, numrin 12, merreni numrin 12”, u shpreh Rama.

Të fundit