Flash News

Ditari i Maxhorancës

Rama: Brenda dekadës Shqipëria kampione e Ballkanit për IT, do sjellim universitetin teknik të Stambollit

Rama: Brenda dekadës Shqipëria kampione e Ballkanit për IT, do
Kryeministri Edi Rama me të rinjtë

Kryeministri Edi Rama zhvilloi një takim me të rinjtë në Tiranë, ku foli për tekonologjinë. Ai tha se Shqipëria ka potencial dhe mund të kthehet në kampione të Ballkanit brenda kësaj dekade.

"Mendoj se ne kemi shansin dhe na takon ne ta realizojmë që brenda kësaj dekade ta bëjmë Shqipërinë kampione të Ballkanit në turizëm, agro turizëm, IT, eksporte bujqësore dhe në energji padiskutim”, deklaroi Rama. 

Ky i fundit foli edhe për arsimin, reformën për të cilin e konsideroi nëj hap shumë të madh. Rama u shpreh se duhet nxitur krijimin e marrëdhënieve mes universiteteve vendase dhe të huaja. Sipas tij, kjo sgjeron mundësitë. Ai mori edhe shembullin e Janinës, për të treguar se univeristetet zhvillojnë edhe vendin.

“Me reformën e arsimit të lartë kemi hedhur një hap shumë të madh. Të shtojmë programet për të arritur të financojmë universitetin. Programe të caktuara të jenë programe të një universiteti të huaj. S’ke nevojë të ikësh jashtë, por e merre këtu.

Kjo sjell efektin zinxhirë. Janina para 20 vitesh ishte një vend i bukur por një provincë e humbur. Sot Janina është një bum i madh nga të gjitha anët për shkak të universitetit. Ne do ta sjellim universitetin teknik të Stambollit. Do të jetë këtu si filial, por po flas edhe për integrimin e universiteteve tona me të huajat", tha Rama.

Të fundit