Flash News

Ditari i Maxhorancës

Rama dërgon në Presidencë emrat e ministrave e të rinj

Rama dërgon në Presidencë emrat e ministrave e të rinj

Pasditen e sotme, Kryeministri Edi Rama në presidencë emrat e ministrave të rinj për t’i dekretuar. 

Tashmë pritet firma e Presidentit për të dekretuar shkarkimet dhe emërimet.

Por aktualisht Begaj ndodhet, në një vizitë zyrtare në Kazakistan kështu që dekretimi pritet të bëhet pas së shtunës. Më pas emrat do të votohen në Kuvend.


Ndryshimet në qeveri:


Ministër i Financave dhe Ekonomisë – Emërohet Ervin Mete; Largohet Delina Ibrahimaj


Ministër Shteti për Sipërmarrjen dhe Klimën e Biznesit–Emërohet Delina Ibrahimaj; Largohet Edona Bilali


Ministre e Shëndetit dhe Mirëqenies Sociale – Emërohet Albana Koçiu; Largohet Ogerta Manastirliu


Ministër i Arsimit dhe Sporti – Emërohet Ogerta Manastirliu; Largohet Evis Kushi


Ministër për Europën dhe Punët e Jashtme – Emërohet Igli Hasani; Largohet Olta Xhaçka.


Ministër i Bujqësisë dhe Zhvillimit – Emërohet Anila Denaj; Largohet Frida Krifca


Ministër i Pushtetit Vendor (Ministri e re): Emërohet Arbjan Mazniku

Ministria e Shtetit për Standardet dhe Shërbimet (Shkrihet) – Largohet Milva Ekonomi

 

 

Të fundit