Flash News

Ditari i Maxhorancës

Rama dhe kryeministri holandez të shqetësuar për situatën në rajon: S'janë shenja të mira. 'Frika' nga influenca e Rusisë dhe Kinës

Rama dhe kryeministri holandez të shqetësuar për situatën

Rama dhe kryeministri holandez të shqetësuar për situatën në rajon: S'janë shenja të mira. 'Frika' nga influenca e Rusisë dhe Kinës

Kryeministri Edi ama dhe homologu i tij holandez që vizitoi sot Tiranën, Mark Rutte shprehën shqetësimin për situatën në rajon.

Ky i fundit vuri theksin te nevoja e anëtarësimit të shpejtë të Ballkanit Perëndimor, duke shprehur "frikën" e ndikimit të Rusisë apo Kinës.

Rutte tha se është i shqetësuar për situatën në Bosnjë, ndërsa shtoi se BE po punon për të stabilizuar situatën.

"Unë jam i shqetësuar për Bosnjë Hercegovinën, pasi duket sikur serbët e Bosnjës po shkelin marrëveshjen e Dejtonit dhe kushtetutën. Po punojmë në nivelet e BE për të stabilizuar situatën dhe për të parandaluar sistemin politike të ndahet përgjatë vijave etnike. Kjo thekson rëndësinë e dialogut, por edhe të udhëheqjes së politikanëve të lartë Ballka.

Shqetësimi ynë është se ajo çfarë vjen si anë negativë e kësaj është një influencë në rritje e Turqisë, Rusisë dhe e Kinës dhe ne jemi të interesuar që perspektiva e BE të jetë e pranishme këtu dhe jo perspektiva e lidhjes me Rusinë, Kinën apo Turqinë", shtoi Rutte.

Kryeministri Edi Rama nënvizoi se zhvillimet në rajon nuk janë shenjë pozitive. Sipas tij, situata në Bosnjë dhe në kufi të Kosovës dhe Serbi shton nevojën për të rritur forcat dhe bashkëpunimin.

"Sa i përket specifikisht atyre që shohim në rajon këto ditë që s’janë shenja të mira as në Bosnje as ne Mal të Zi as në Maqedoninë e Veriut as në kufirin e Kosovës me Serbinë qe pamë para disa ditesh, janë një arsye për të shtuar më shumë forcat për të rritur bashkëpunimin. Nuk besoj se jemi në prag të shpërthimit të një konflikti, por këto janë simptomat të rrezikshme që duhen marrë me seriozitet", u shpreh Rama.

 

Të fundit