Flash News

Ditari i Maxhorancës

Rama e cilësoi ‘lajthitje kolektive’, Safet Gjici detyrohet të kërkojë ndjesë pas heqjes së titullit “Qytetar Nderi” Veton Surroit

Rama e cilësoi ‘lajthitje kolektive’, Safet Gjici detyrohet

Kreu i bashkisë së Kukësit, Safet Gjici ka reaguar pak pasi kryeministri Edi Rama doli kundër vendimit të Këshillit Bashkiak të Kukësit, pjesë e së cilës është edhe Gjici, nga ku vendosën për heqjen e Titullit “Qytetar Nderi” Veton Surroit, publicistit dhe politikanit të njohur nga Kosova.

Në një reagim në rrjetet sociale, Gjici ka kërkuar ndjesë, duke e cilësuar vendimin e sotëm një veprim të nxituar.

“Në emër të Bashkisë Kukës kërkoj ndjesë për veprimin e nxituar sot në Këshillin e Qarkut , lidhur me vendimmarrjen për heqjen e Titullit “Qytetar Nderi” Veton Surroit, pas kërkesës së 57 familjeve të Dëshmorëve të UÇK-së!

Duke u ndjerë shumë pranë atyre familjeve dhe dhimbjes së tyre në raport me këtë kohë lëndimesh për UÇK nuk e menduam më gjatë kërkesën e tyre emocionale”, shkruan Gjici.

Ditari politik

Të fundit