Flash News

Ditari i Maxhorancës

Rama i dha ultimatum për reagimin ndaj Veliajt, por Etjen Xhafaj e merr si kritikë

Rama i dha ultimatum për reagimin ndaj Veliajt, por Etjen Xhafaj e merr si

Çështja Veliaj solli përplasje edhe brenda PS-së. Një deklaratë e Etjen Xhafajt për burgosjen e Veliajt, nxiti Ramën t’u jepte një ultimatum të fortë socalistëve.

Kushdo që do të mbrojë Veliajn, duhet të lerë mandatin e më pas të bëjë avokatin e tij, ishte ky ultimatumi i Ramës.

Xhafaj ka reaguar për herë të parë ku ka thënë për News24 se qëllimi i tij nuk ishte të sulmonte SPAK-un. Edh pse kryesocialisti 'e kërcënoi; me mandatin për mbrojtjen që i bëri Veliajt, Xhafaj tha se e ka mirëkuptuar reagimin e Ramës duke e marrë si një kritikë.

“Në çdo moment kritika të bën në një farë mënyrë që të rikthehesh dhe të reflektosh mbi atë që kë thënë. E mirëkuptova patjetër, sepse ka disa momente që mund të interpretohen ndryshe tek ajo intervistë, si një sulm ndaj SPAK, që nuk ka qenë në asnjë moment.

Fokusi i punë që bëj është të krahasoj standardin e BE ku kam bërë studimet e mia dhe me këto këtu në Shqipëri. Në asnjë moment nuk ka qenë synim për të protestuar ndaj SPAK. Ajo dhe prokurorët bëjnë punën tyre, kanë qasjen e tyre në zbatimin e ligjit, kanë struktura dhe hallka të tjera të sistemit gjyqësor”, ka thënë Xhafaj.

 

Të fundit