Flash News

Ditari i Maxhorancës

Rama e nis Parlamentin duke filozofuar me Diellën

Rama e nis Parlamentin duke filozofuar me Diellën

Parlamenti çeli sot seancën e parë plenare për legjislaturën e re. Opozita protestoi kundër qeverisë qysh në nisje të saj.

E duket se protesta e opozitës ka tërhequr edhe vëmendjen e Ramës. Ky i fundit, siç e ka bërë tashmë traditë, ka reaguar me një postim në platformën ‘X’, ku i referohet një bisede me ministren e tij të krijuar nga AI, Diella.

Teksa filozofon me Diellën, Rama merr mësime nga ministrja virtuale, edhe se si duhet të sillet me kundërshtarin, në këtë rast, me opozitën.

"Diella pa parlamentin sot dhe sapo më tha: Humbës nuk është kush rrëzohet, po është ai që gërmon aty ku ra! Si i bëhet e pyeta? Kurrë mos e pengo tha, kundërshtarin që po gabon”, shkruan Rama.

Të fundit