Flash News

Ditari i Maxhorancës

Rama e pranon për herë të parë: PD është rritur krahasuar me 2017-n

Rama e pranon për herë të parë: PD është rritur

Kryeministri Edi Rama ka qenë sot në Qarkun e Beratit në kuadër të fushatës elektorale për zgjedhjet e përgjithshme parlamentare të 25 prillit. 

Teksa ndodhej në Skrapar, në vendlindjen e presidentit Ilir Meta, Rama sulmoi ashpër LSI-në, duke e cilësuar si një mollë që kalb gjithë arkën. Lidhur me votat, Rama tha se PD-ja ka rritje krahasuar me vitin 2017-të, pasi sipas tij, i janë kthyer ata që në zgjedhjet e kaluara votuan për LSI-në.

“E dëgjuat Monikën që tha do marrim 40 mandate? Për atë do merrte 60, por duhet ti lërë dhe Lulit ca. Ishte LSI molla që kalbi gjitha arkën dhe sot Partia Demokratike krahasuar me 2017-n është rritur dhe sepse shumë nga demokratët që vajtën pas peshkut pilot(peshk që ngjitet pas anijeve të mëdha për të shkuar larg) u kthyen. Po Partia Socialiste do të fitojë zgjedhjet me shumicë absolute, kjo as nuk diskutohet. Por kjo sëmundja e madhe që futi LSI është prezente dhe tek Partia Socialiste..”, tha Rama.

Të fundit