Flash News

Ditari i Maxhorancës

Rama e telefonon rrugës për Pogradec, Peleshi e informon: PD dhe LSI vazhdojnë me stilin e vjetër

Rama e telefonon rrugës për Pogradec, Peleshi e informon: PD dhe LSI
Kryeministri Edi Rama

Kryeministri Edi Rama do të zhvillojë takimin e radhës elektoral në Pogradec. Rrugës ai ka zhvilluar një telefonatë me ministrin e Mbrojtjes dhe kandidatin e PS-së, Niko Peleshi. Ai e pyet këtë të fundit për situatën në Pogradec dhe për PD-në e LSI-në.

Peleshi e informon se situata është e mire dhe ka mobilizim, ndërsa shton se qytetarët kërkojnë të grumbullohen, por Rama ka kërkuar që të moj lejohen organizime. Sipas tij, do vijojnë takimet me grupe të vogla qytetarësh për të mos rrezikuar përhapjen e pandemisë.

Peleshi i thotë Ramës se PD e LSI po vijojnë fushatën me stilin e vjetër dhe merr si shembull merr Edmond Spahon që u premton fermerëve se do mbyllë doganat që të shesin prodhimet vendase.

Bashkëbisedimi i plotë

Peleshi: Po kryetar!

Rama: Si jeni?

Peleshi: Situata shumë mirë, në çdo bashki në çdo fshat ka mobilizim, ka angazhim për fushatën. Ne kemi zgjedhur të takojmë nga dy herë banorët në çdo lagje edhe për të mos i shtyrë që të mblidhen organizime të mëdha jo se nuk e kemi mundësi por respektojmë masat.

Rama: Jo organizime të mëdha sepse i marrim njerëzit në qafë. Janë komplet të papërgjeshëm. Më mbytën edhe mua po pse nuk mblidhemi edhe ne pse nuk tregojmë dhe ne forcën. Po ça forcë do të tregojmë! Jo! Jo!

Peleshi: Preferojmë që të mblidhemi në grupe të vogla dhe ti takojmë më shpesh

Rama: Aq më mirë se i takojmë drejtpërdrejtë nga afër! Le ça thonë ato! Ça bën PD dhe LSI?

Peleshi: Ata vazhdojnë më stilin e vjetër me denigrime deklarata shpifje, sulme personale për njerëz të ndryshëm, por nuk duam të merremi me ata, nuk duam të biem në batakun e tyre. Mundohen të premtojnë budallallëqe njerëzit e kuptojnë. Edmond Spaho thotë sa të vijmë ne do të mbyllim doganat që të shesim prodhimet këtu brenda. Në nuk e bëjmë dot këtë!

Rama: Ai tjetri shko andej do t’ju heqim traun, çe pyet. Rrugës jam takohemi atje!

Të fundit