Flash News

Ditari i Maxhorancës

Rama flet për herë të parë pas marrjes së mandatit të tretë: Ky është rekordi historik, fitorja më e vështirë e PS

Rama flet për herë të parë pas marrjes së mandatit

Kryeministri Edi Rama ka folur për herë të parë para mijëra mbështetësve të PS pasi fitoi mandatin e tretë qeverisës.

Nga Sheshi Skenderbej, Rama e ka cilësuar fitoren një rekord historik dhe fitoren më të vështirë të PS.  

“Kjo është fitorja më e vështirë, më e madhe dhe më e bukur e PS.

Megjithë numrin marramendës të fletëve të pavlefshme të atyre që kanë zgjedhur 12, por kanë gabuar me shenjën e preferencës ne e kemi thyer rekordin tonë.

Ky është rekordi historik i kësaj skuadre të madhe njerëzish të zakonshëm me shpirt gare që nuk ka të dytë në këtë vend. Urime, urime me gjithë shpirt dhe një përqafim të madh ju këtu dhe kudo.

Jam krenar për secilin prej atyre që u angazhuan si patronazhistë, koordinatorë, që u angazhuan në këtë fushatë, PS kampione përsëri.

Më shumë se asnjëherë jam krenarë për shqiptarët që me urtësinë, vendosmërinë dhe votën e tyre kaluan një provë karakteri në këtë moment kaq sfidues për Shqipërinë. Shqipëria vendosi, Shqipëria fitoi.

Fitoi karakteri ynë si forcë e pathyeshme edhe përballë fatkeqësive natyrore, dhe bindja e misioni ynë për ta bërë këtë vend. Fitoi durimi i kalitur në vështirësi të mëdha dhe gatishmëria jonë për të derdhur djersë, forca më e madhe demokratike qytetare e politike, PS.

Gëzuar fitoren se është e gjitha e juaja”, tha Rama.        

Të fundit