Flash News

Ditari i Maxhorancës

Rama flet për koalicionin me LSI-në: Funksiononin si qeliza kanceri, donin 10 vende pune për një reformë

Rama flet për koalicionin me LSI-në: Funksiononin si qeliza kanceri,

Kryeministri Edi Rama është ndalur këtë të dielë në Fier në kuadër të fushatës elektorale për zgjedhjet parlamentare të 25 prillit. Gjatë fjalës së tij para qytetarëve fierakë, kreu i qeverisë kujtoi koalicionin me LSI-në në mandatin 2013-2017.

Rama tha se gjatë atij mandati janë bërë punë të mira, por sipas tij, për një reformë që bënte PS-ja, LSI-ja kërkonte 10 vende pune. Sipas kryeministrit, LSI-ja funksionon si qelizat e kancerit.

"Luli dhe PD nuk janë të lirë, janë të kapur për këmbësh nga Meta e Kryemadhi. Kur ishim në koalicion kemi bërë plot gjëra të mira, ne për reforma, ata për vende pune. Për një reformë duheshin dhënë 10 vende punë andej. Sepse ata nuk mbanin përgjegjësi, ata funksiononin si qelizat e kancerit. Rritja dhe shpeshtimi i qelizave të kancerit është e njohur botërisht si pa qëllim. Vetëm për vetëasgjesim në fund, duke vetëasgjesuar gjithë organizmin. S’mund të kthehemi mbrapa." - tha Rama.

Rama i është përgjigjur dhe retorikës së kreut të PD-së Lulzim Basha i cili përsërit vazhdimisht se PD ka futur Shqipërinë në NATO. Kryeministri tha se këtë gjë e ka bërë SHBA-ja.

"Një punë të më tregojnë? Kemi futur Shqipërinë në NATO? Shqipërinë në NATO e ka futur SHBA! Ky vend ka qenë është dhe do të jetë një vend që do të shkoj në luftë me SHBA dhe NATO-së si ven di NATO-s. Po ja ta zëmë se, po arsimi po shëndetësi, ku janë këta. E përfytyroni një moment sikur COVID të na kishte gjetur me spitalet e tyre. Në do të ishim bërë jo gaz i botës, por parodia e kontinentit. Këto nuk kishin asnjë autoambulancë. Ky është fakt. Do të vazhdojmë punën për ti ngritur këto një një nivel tjetër, apo do të kthehemi prap në kohën kur shtyheshin ambulancat."- tha Rama.

Të fundit