Flash News

Ditari i Maxhorancës

Rama hedh poshtë partnerët: Drejtësinë e re e bëri PS, le të hidhet përpjetë kush të dojë

Rama hedh poshtë partnerët: Drejtësinë e re e bëri PS,

Kryeministri Edi Rama ka hedhur posht meritat e partnerëve strategjikë ndërkombëtar sa i takon ngritjes së Reformës në Drejtësi.

Duke folur nga Kongresi i PS, Rama tha se nëse PS nuk do ishte në pushtet, as amerikanët dhe as europianët nuk do të bënin dot këtë reformë.

Le të hidhet përpjetë kush të dojë, por reformë në drejtësi pa PS nuk ka anglo-amerikan apo europerëndimor që bënte dot në Shqipëri. Nuk erdhën në Shqipëri në 2013, këtu ishin që kur Shqipëria u çlirua nga ferri i diktaturës… nëse reforma do të ishte produkt eksporti i detyrueshëm për vendet që duan të futen në BE, atëherë BE dhe SHBA do ta kishin eksportuar edhe në vende të tjera në Ballkan.

Ndërkohë që atyre vendeve u tregojnë Shqipërinë dhe u thonë merrni shembull sesi bëhet pastrimi i sistemit të drejtësisë nga gjyqtarë e prokurorë të korruptuar. Ndaj ata që thonë të kundërtën e bëjnë nga pozitat e kundërshtarët e PS.

Nuk e solli koha këtë transformim, por PS, dhe PS e solli populli shqiptar në vitin 2013 dhe jo Amerika”, tha Rama.

 

Të fundit