Flash News

Ditari i Maxhorancës

Rama i ashpër me ndërkombëtarët: Nuk na bëni dot për budallej, s’keni faj se ua kemi dhënë raportet bio

Rama i ashpër me ndërkombëtarët: Nuk na bëni dot

Në aktivitetin ku u diskutua amnisitia fiskale, kryeministri Edi Rama u tregua shumë i ashpër me partnerët ndërkombëtarë, të cilat kanë vlerësuar se kjo nismë ka një sërë efektesh negative për Shqipërinë.

Rama tha se nuk kanë faj ndërkombëtarët, pasi raportet iu jepen “bio”. Ai ironizoi duke thënë se ndërkombëtarët nuk mund ta bëjnë për budalla.

“Kemi ndjekur me shumë vëmendje kritikat kundër amnistisë. Nuk kanë faj partnerët. S'kanë faj ata se ua japim raportet bio nga Shqipëria, po kjo është punë tjetër.

Nuk kemi si ta bëjmë njëri-tjetrin për budalla këtu. Jemi një vend që po e tregojmë sesa serioz jemi në marrëdhënie ndërkombëtare, kemi të meta e prapambetje, sigurisht. Po nga mendja jemi në rregull, nuk vëmë njeri përpara kur vjen puna për respekt”, tha Rama.

 

Të fundit