All - Scripts - 4
All - Scripts - 5

Flash News

Desktop - General - 1

Ditari i Maxhorancës

Rama i lutet Bullgarisë: Bëhuni ballkanas dhe hapni rrugën e bisedimeve në BE

All - Paragraf - 1

Rama i lutet Bullgarisë: Bëhuni ballkanas dhe hapni rrugën e

Kryeministri Edi Rama nuk ka kursyer kritikat ndaj Bashkimit Evropian lidhur me procesin e integrimit të Ballkanit Perëndimor, ndërsa mbajti një fjalim në Forumin Strategjik të Bledit në Slloveni.

All - Paragraf - 3

Sipas Ramës, është qesharake që të përmenden ende faktorët e tretë sa i takon vonesave.

Në këtë diskutim për të ardhshme e Evropës u ftuam. Është takim anësor, jo kryesor pasi është dramatike dhe qesharake që të shohësh Bashkimin Evropian të angazhohet në diskutime për të ardhmen e Evropës dhe ne nuk ftohemi.

Së paku, për mirësjellje të ndryshojnë emrin “e ardhmja e Bashkimit Evropian’ sepse nese është e ardhmja , ne jemi Evropë dhe nuk ka të ardhme te Evropës pa Ballkanin Perëndimor brenda BE. Nëse BE do të vazhdojë kështu do të jetë mirë për ne por edhe më keq për BE. Jo sepse po jap Ballkanit Perëndimor të gjithë peshën që kemi parë njëri tjetrin kur ishim të izoluar. Nëse do çoheshin etërit themelues e të ndiqnin këtë diskutim do mendonin të ishin më mirë vdekur se gjallë.

Cila e ardhme e Evropës? Si prifti në Kostandinopojë e kur shembeshin muret e diskutonin seksin e engjëjve. Më falni që po tregohem kaq ballkanik por kjo është e mirë e të qenit evropian nga Ballkanit se nuk e humb ndjesinë e humorit edhe brenda tragjedisë.

Ju lutemi mos përmendmi në faktorët e tretë se është qesharake. Nga një anë thuhet se na duan. Na thonë se jeni të rëndësishëm. Ne do martohemi një ditë me ju, por deri atëherë as nuk flasim bashkë por as të tjerëve. Kjo kërkon të sprovojë karakterin e besnikërisë tonë por nuk funksionon kështu. Ne nuk po flasim të bëhemi anëtarë, por për çeljen e bisedimeve të anëtarësimit”, tha Rama.

Kryeministri e ka mbyllur fjalën duke i kërkuar me lutje Bullgarisë të heqë veton ndaj Maqedonisë së Veriut, me qëllim që ta lejojë bashkë me Shqipërinë që të vijojë procesin e bisedimeve të anëtarësimit në BE.

“I kërkoj presidentit të Bullgarisë, ju lutemi ju bullgarët mos jeni kaq tipik të bashkimit evropianë, jini ballkanas dhe hapni rrugën , cfarë po përpiqeni të shpëtoni.

Hapni rrugën e bisedimeve na lini të flasim me ta dhe pastaj ju mund të bëheni ballkanik dhe të bllokoni këtu e bllokoni aty, por hapni rrugën”, u shpreh kryeministri.

Të fundit