Flash News

E-TJERA

Rama iu lut të hapin rrugën drejt BE-së, presidenti bullgar-Ramës: S’jemi roja që ju mban te dera, çelësin e keni ju

Rama iu lut të hapin rrugën drejt BE-së, presidenti

Presidenti i Bullgarisë, Rumen Radev i është përgjigjur kryeministrit Edi Rama, i cili gjatë fjalës që mbajti në Forumin Strategjik të Bledit në Slloveni, iu lut Bullgarisë që të heqin veton dhe të hapin rrugën e bisedimeve drejt Bashkimit Evropian për Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërisë.

Në të njëjtin forum ku prezent ishte edhe presidenti bullgar, Radev  tha se Bullgaria nuk është roja që i mban te dera.

Sipas tij dera është e hapur dhe se çelësi është në duart e RMV dhe Shqipërisë.

"S'është roja që ju mban te dera, partneri dhe miku juaj i besuar, dera është e hapur, ka edhe një strategji të shkurtër dhe fitimtare dhe ne jemi të hapur, gati dhe ju ftojmë në dialog, por çelësi është në duart tuaja, varet prej jush, nga meritat tuaja dhe nga të kuptuarit që themeli i procesit të anëtarësimit mbështetet në vlerat evropiane dhe të fqinjësisë së mirë dhe shpresoj që ky është një hap i mirë", tha kryeministri bullgar.


 

Të fundit