Flash News

Ditari i Maxhorancës

Rama ‘i mbyll’ derën punonjësve: Pres dorëheqje masive nga Kadastra

Rama ‘i mbyll’ derën punonjësve: Pres dorëheqje

Kryeministri Edi Rama duket se ka paralajmëruar të gjithë punëtorët e Kadastrës, kur tha se pret dorëheqje masive nga institucioni.

Rama kërkoi që të mos ketë më ndërhyrje në Kadastrës. Ai premtoi edhe rritje pagash teksa apeloi që profesionistët t’i bashkohen Kadastrës.

Por, siç duket Rama nuk ka as mirënjohjen më të vogël për ata që i shërbeyn ndër vite institucionit, pasi tha se kushdo që ikën është mëse i falënderuar që po shpëtojnë prej tij.

“Jam i çliruar, pres dorëheqjen masive nga kadastra dhe drejtorja e ka shumë të qartë. Punonjësit duhet të bankier, jo banakier. Mos bëni asnjë ndërhyje për askënd se ku na ka sjellë vota, se pa këtë nuk fitonim dot. E dyta pagat, rritja e pagave të kadastrës do të jetë shumë e konsiderueshme sepse duhet të paguhen nga shteti dhe jo nga qytetarët dhe për këtë kemi diskutuar kështu që un përfitoj nga rasti ti bëj apel atyre që janë profesionist që të aplikojnë sepse realisht janë të domosdoshëm. Ndërkohë që natyrisht prona e kadastrës ka plot njerëz që ia dinë punën, kush do të ikë do të jetë më shumë sesa i falënderuar që po shpëtojmë prej tij”, tha Rama.

 

Të fundit