Flash News

Ditari i Maxhorancës

Rama i përgjigjet kritikëve për Ukrainën dhe thumbon ‘Rithemelimin’: E ndihmuam jo për t'u dukur

Rama i përgjigjet kritikëve për Ukrainën dhe thumbon

Shqipëria është ndër vendet që u rreshtua krah Ukrainës në luftën që Rusia i ka shpallur Kievit. Si bashkë-penëmbajtëse me SHBA-në, Shqipëria prezantoi projekt-rezolutën për të dënuar agresionin rus.

Në një postim në Twitter, kryeministri Edi Rama iu është përgjigjur polemikave, kritikëve të cilët janë shprehur se vendi ynë nuk ka bërë mjaftueshëm për Kievin. Rama shkruan se Shqipëria ka qenë ndër të parat që ka ndihmuar Ukrainën, por këtë nuk e ka bërë për t’u dukur.

Rama shigjeton edhe rezolutën e prezantuar pak më parë nga Komisioni i Rithemelimit për të dënuar agresionin rus, duke u shprehur se ndihma për Kievin “nuk është dhënë për të luftuar gratanongratat e Tiranës”.

“Disa politikanë e analistë mbrojnë Ukrainën për të sulmuar qeverinë, që sipas tyre nuk ka dhënë asnjë ndihmë konkrete! Jo vetëm e kemi dhënë, po e kemi dhënë ndër të parët. Por nuk e kemi dhënë për t'u dukur këtu në Tiranë dhe aq më pak për të luftuar me gratanongratat e Tiranës! Jam shumë krenar që pavarësisht se vend i vogël mes të mëdhenjve të botës kemi ditur të dëgjohemi me respekt në mbështetje të Ukrainës në OKB,kemi ditur të shikohemi me respekt në NATO,kemi ditur të trajtohemi me respekt nga SHBA dhe i jemi gjendur me shumë respekt Ukrainës”, shkruan Rama në Twitter.

Të fundit