Flash News

Ditari i Maxhorancës

Rama i përmend Zelensky-t Kosovën: Ukraina nuk e njeh, por ky komb po ju mbështet plotësisht

Rama i përmend Zelensky-t Kosovën: Ukraina nuk e njeh, por ky komb po

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka prekur çështjen e Kosovës në konferencë të përbashkët për mediat në Kiev me presidentin e Ukrainës, Volodymyr Zelensky dhe kryeministrin e Malit të Zi, Dritan Abazoviç.

Rama tha se veç pesë vendeve të Ballkanit Perëndimor që janë rreshtuar krah  Ukrainës, në mbështetje të plotë ka dalë edhe Kosova të cilën Ukraina nuk e ka njohur ende.

“Ballkani Perëndimor ka 5 vende në Kombet e Bashkuara, të gjitha ato janë rreshtuar krah Ukrainës, pavarësisht historisë së ndryshme, pavarësisht konteksteve të ndryshme, pavarësisht marrëdhënieve me Rusinë. Por, ka edhe një vend të 6 që Ukraina ende nuk e ka njohur, Kosova e cila pavarësisht kësaj, po bën saktësisht të njëjtën gjë që po bëjnë të gjithë me sanksione dhe me mbështetje të plotë.

Kjo do të thotë se jemi në një linjë të mirë përkufizuar, pastaj çfarë jemi dhe çfarë përfaqësojmë, besoj fortë që është gjëja e duhur për t’u bërë”, u shpreh Rama.

Edhe gjatë takimit që zhvilloi me homologun Denys Shmyhal, Rama u shpreh se Ukraina duhet ta njohë pavarësinë e Kosovës.

“Kosova është rreshtuar krah Ukrainës. Ukraina ende nuk e ka njohur Kosovën dhe e thashë edhe gjatë konferencës së shtypit, e thashë edhe publikisht që ju të rikonsideroni njohjen e Kosovës, pasi ata njerëz e meritojnë. Ata realisht dëshmuan diçka të jashtëzakonshme, sepse nuk mbeten peng i së shkuarës”, tha Rama.


                                                                                                       

Të fundit