Flash News

Ditari i Maxhorancës

Rama i prerë me socialistët: Flamuri i PS-së nuk do të bëhet dot mbulesë e askujt

Rama i prerë me socialistët: Flamuri i PS-së nuk do të
Kryeministri Edi Rama

Kryeministri Edi Rama paralajmëroi socialistët se partia nuk mban përgjegjësi për askënd që shkel ligjin. Ai tha se përgjegjësia e vetme e partisë është mënyra se si reagon ndaj rasteve të tilla, duke iu thënë prerë se nuk do të mbështesë askënd.

Kryeministri tha gjatë kongresit se PS nuk është qëllim por mjet, duke i paralajmëruar socialistët që të mos kërkojnë favore për familjarët apo të afërmit e tyre.

"PS nuk është qëllim por mjet për të arritur qëllimet e kësaj familje të madhe.  Ky është një bast i madh por është basti ynë me historinë. Flamuri i PS-së nuk do të bëhet dot mbulesë e askujt.

Partia nuk mban përgjegjësi për askënd që shkel ligjin por mban përgjegjësi për mënyrën se si reagon. PS nuk është zyrë avokatie e asnjërit prej nesh por është mbështetësja, garantja e reformës në drejtësi dhe prirësja e barazisë para ligjit", u shpreh Rama.  

 

Të fundit