Flash News

Ditari i Maxhorancës

Rama i serviloset Trump: Bordi i Paqes s’më duket tentativë për të zëvendësuar OKB-në

Rama i serviloset Trump: Bordi i Paqes s’më duket tentativë

Kryeministri Edi Rama deklaroi ndër të tjera se Shqipëria ndihet e nderuar që është vend themelues i Bordit të Paqes, një nismë e promovuar nga presidenti amerikan Donald Trump.

Gjatë fjalës së tij në inaugurimin e Bordit të Paqes në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Rama u përqendrua në tërheqjen e vëmendjes mbi rolin e Shqipërisë dhe theksoi se iniciativa nuk duhet interpretuar si një tentativë për të zëvendësuar Organizata e Kombeve të Bashkuara. 

“Flet vetë se sa e nderuar është Shqipëria të jetë vend themelues. Shumë në Europë thonë se Bordi është bërë për të zëvendësuar OKB, nuk më duket si një tentativë për të zëvendësuar OKB. Zoti e bekoftë Bordin e Paqes”, tha Rama. 

Ajo që nuk mund të tejkalohet, është qëndrimi i Ramës, duke i dhënë ngjyrim servil përballë presidentit Trump. 

 

Të fundit