Flash News

Ditari i Maxhorancës

Rama ironizon Bashën: Djathtas me Lulin? Pse kanë kohë akoma burrat e Krujës që të luajnë me kukulla?

Rama ironizon Bashën: Djathtas me Lulin? Pse kanë kohë akoma
Kryeministri Edi Rama në Fushë-Krujë

Kryeministri Edi Rama ishte në Fushë-Krujë për një takim elektoral me qytetarët. Ai tha se nuk është i kënaqur me zhvillimet e deri tanishme, pasi nëse do të ishte i kënaqur nuk do të vazhdonte "të luftonte me mish e me shpirt". Sipas Ramës zgjidhja për të pakënaqurit nuk është të votosh opozitën, të cilët sipas tij sa herë e kanë qenë në qeveri i kanë bërë punët mbrapsht.

“Kush më thotë sot se është i kënaqur nuk e besoj. Sot të jesh i pakënaqur është gjëja më normale. Unë nuk jam i kënaqur. Po të isha i kënaqur nuk do të isha këtu, do të isha në shtëpi. Po të isha i kënaqur për çfarë arsye do vazhdoja të luftoja me mish e me shpirt.

Aman pyetja ime për ata që janë të pakënaqur është si zgjidhet. Zgjidhet duke u ulur, duke fjetur gjumë, duke besuar se rrapushi u ngjallë tashti,  boll me votuar Lulin me karvanin e automobilit. Me votuar ata që nuk i kanë thënë punës mirmëngjes. Kur kanë pasur fatin të drejtojnë këtë vend i kanë bërë punët mbrapsht. Me votuar ata zgjidhet si me tramvajin e Tiranës”, tha Rama.

Ky i fundit nuk i ka kursyer ironitë ndaj opozitës dhe Presidentit Ilir Meta. Ai ka thënë sërish se kryedemokrati Lulzim Basha është një "kukull" që komandohet nga Meta dhe ish-kryeministri Sali Berisha

“Djathtas me Lulin? Po pse kanë kohë akoma burrat e Krujës që të luajnë me kukulla. Me kukull që e kurdis Ilir Meta me Saliun. Atë Saliun e kanë merak, nuk duhet me ua prek atë. Se ai është njeriu që ju solli demokracinë. Po po, Noc Rrokun”, tha Rama.

Të fundit