Flash News

Ditari i Maxhorancës

Rama ironizon Bashën: Përdora arsenalin e barsaletave që mos e zinte gjumi pa nënshkruar marrëveshjen e 2017-ës

Rama ironizon Bashën: Përdora arsenalin e barsaletave që mos e
Kryeministri Edi Rama me kryedemokratin Lulzim Basha

Kryeministri Edi Rama ishte në Bylis, ku gjatë fjalës së tij, ka ironizuar jo vetëm programin e opozitës, duke u ndalur te premtimi për taksën e sheshtë 9%, por edhe kryedemokratin Lulzim Basha.

Ky i fundit, sipas Ramës, vetëm fle gjumë. Ai kujtoi marrëveshjen e vitit 2017, ndërsa tha se tregoi barsaleta gjatë kohës që ishin në tryezë, që kundërshtarin e tij, të mos e "zinte gjumi".

"Një biznes i vogël që sot e ka zero do shkojë të votojë për t’i vënë vetes taksë 9% për të çuar Lulin të flejë te kryeministria, por Luli mund të flejë në shpinë e vet, te Shqup, në makinë si e kishin parë dje në mes të rrugës duke fjetur edhe habitem me ata që habiten.

Ai fle kudo, unë e kam pasur përballë kemi qenë bashkë e kam përdorur gjithë arsenalin e barcaletave të mia që mos ma zinte gjumi në tavolinë deri sa bëmë marrëveshjen, se vajti vonë, e kisha hall se mos ma zinte edhe gjumi e thashë ça do bëj unë me këtë, ai zgjohet edhe vonë", tha Rama.

Të fundit