Flash News

Ditari i Maxhorancës

Rama ironizon opozitën: Shembeni PD si Teatrin, se është gjynah i latë demokratët rrugëve

Rama ironizon opozitën: Shembeni PD si Teatrin, se është gjynah i

Kryeministri Edi Rama ka ironizuar Partinë Demokratike në Parlament, në seancën që po mbahet për Butrintin një ditë pasi Sali Berisha u rizgjodh në krye të PD.

 Rama tha se demokratët nuk po arrijnë të bëjnë Patinë Demokratike siç ishte, për të cilën tha se duhet të rrafshohet nga fillimi që të bëhet.

“Ju s'po bëni dot PD siç ishte, dhe s'keni për ta bërë dhe po se bëtë si me Teatrin që ta rrëzoni nga e para, do ju zërë brenda. Dallimi me të shëmtuar dhe të bukurës është shumë i rëndësishëm dhe aty ndahen shumë gjëra, për të kuptuar se ça ndodh sot dhe dje.

Shembeni PD si Teatrin, dhe ngrini një të re se është gjynah i latë demokratët rrugëve, nuk dinë kujt t'i shkojnë nga mbrapa, dhe turp t'i shkojnë dikujt që ka damkën për korrupsion nga SHBA, mëkat i madh", tha Rama.

 

Të fundit