Ditari i Maxhorancës

Rama iu drejtohet skraparlinjve: Thojini Ilir Metës se e ka tepruar. Mos e lini babain të bëhet loloja e lagjes

Rama iu drejtohet skraparlinjve: Thojini Ilir Metës se e ka tepruar. Mos e

Kryeministri Edi Rama ndodhet në Skrapar për fushatë. Ai u ka kërkuar banorëve të kësaj zone që të mbledhin “babain” (Ilir Metën) që të mos bëhet loloja e lagjes.

“Është ky vend që e bëri Ilir Metën, por ky vend duhet t’i thotë Ilir Metës se e ke tepruar. Është i vetmi në historinë e Shqipërisë, 30-vjeç Kryeministër, 40 kryetar Kuvendi, 50-vjeç President i Republikës. Këto janë 3 institucionet, figurat më të larta të shtetit”, tha Rama.

“Nuk lihet babai të bëhet loloja e lagjes çdo ditë. Babai është baba por mblidheni në shtëpnë e tij. Në sensin e shtëpisë në lidhje me atë që ju keni në dorë sepse ju e keni çuar Ilir Metën atje. Ilir Meta pa ju do të ishte askush. Tani e ngjitët në një maj, e ngjitët dhe në majën tjetër, tani atje në majë ka vënë ulërimën. Zbriteni Ilir Metën”, shtoi më tej Rama.

Ai tregoi dhe mënyrën si ta zbresë Metën nga maja, duke mos votën LSI-së. Këtë forcë politike Rama e konsideron “farë të keqe” që ka ndikuar keq në politikë.

Të fundit