Flash News

Ditari i Maxhorancës

Rama: Jemi e vetmja forcë më ide, skuadra që kemi përballë është konglomerat i dështuar

Rama: Jemi e vetmja forcë më ide, skuadra që kemi

Kryeministri Edi Rama e ka cilësuar PS si të vetmen forcë politike me ide, ndërsa ka sulmuar opozitën, duke e cilësuar një konglomerat të dështuar.

Gjatë një takimi me kandidatët për deputetë në qarkun e Tiranës, Rama tha se është e paimagjinueshme që Shqipëria mund të ribjerë në duart e atij e opozitës, pasi sipas tij e kanë bërë historinë e tyre, e kanë lënë gjurmën e tyre, më shumë për keq, sesa për mirë.

"Një mandat i tretë i duhet vendit për të bërë të pakthyeshëm çdo proces transformimi. Jemi e vetmja forcë që kemi idenë se si mund të arrijmë aty ku duhet.

 Kur drejtimi shkon në krahun e atyre që janë përballë nesh, gjërat për vendin nuk shkojnë në drejtimin e duhur. Shumë çka mund të ishte bërë ndryshe, pasi edhe ne kemi bërë gabimet tona.

Disa i dinë, disa nuk i dinë. Por është e sigurt se në tërësinë e tyre, punët tona janë pro përparimit të vendit.

Jemi ende larg asaj pike ku ne duam të mbërrijmë dhe më pas të lëmë stafetën drejt të tjerëve. Por zgjedhja është e qartë dhe për faktin se ne në këtë proces kemi vazhduar që të bëjmë përpjekje të sinqerta.

Kemi përballë një skuadër që është konglomerat i dështuar. Është e paimagjinueshme që Shqipëria mund të ribjerë në duart e atij konglometrati që e kanë bërë historinë e tyre, e kanë lënë gjurmën e tyre, më shumë për keq, sesa për mirë.  Objektivi ynë ambicioz është për ta përfunduar krejt vaksinimin pranverën e ardhshme", tha Rama. 

 

Të fundit