Flash News

Ditari i Maxhorancës

Rama "josh" emigrantët: 5 mijë euro për këdo që vjen dhe rindërton shtëpinë e gjyshërve

Rama "josh" emigrantët: 5 mijë euro për këdo
Kryeministri Edi Rama

Kryeministri Edi Rama ka tentuar të "joshë"emigrantët shqiptarë që të kthehen në vendin e tyre. Gjatë një takimi në Belsh, ai ka thënë se do të japë 5 mijë euro për emigrantët që vijnë në Shqipëri për të rindërtuar shtëpinë e gjyshit dhe që nxisin zhvillimin e agroturizmit.

Duke marrë shembull Italinë, Rama tha se nëse emigrantët kthehen dhe investojnë në Shqipëri do të ketë një transformim të ekonomisë. Granti për emigrantët është një ndër premtimet e kryeministrit për mandatin e tretë.

“Ne kemi vendosur që gjatë mandatit të tretë do i japim 5000 euro grant atyre që do vijnë në Shqipëri për të rindërtuar shtëpinë e gjyshërve dhe gjysheve dhe çdo emigrant që do i kthejë në pjesë të motorit të agroturizmin në Shqipëri. Për mundësinë e sjelljes së parave këtu në Shqipëri pa kërkuar asgjë tjetër përveçse të mos jenë para të krimit. Rëndësi ka që të vijnë për të hapur derën e shtëpisë mbyllur. Kjo do të sjellë transformim të madh ekonomik siç ka sjellë në shumë zona të Italisë”, tha Rama.

Të fundit