Flash News

Ditari i Maxhorancës

Rama “kërcënon” nxënësit: Kush i dorëzon librat në gjendje të keqe, do t’i blejë

Rama “kërcënon” nxënësit: Kush i dorëzon

Kryeministri Edi Rama ka folur për librat falas që iu jepen nxënësve të 9-vjeçares. Gjatë prezantimit të Aabetares së përbashkët Shqipëri-Kosovë, ai u shpreh se çdo nxënës ka detyrim që t’i dorëzojnë në gjendje të mire.

Në të kundërt, sipas Ramës do duhet që t’i blejë. Por duke marrë parasysh që librat kalojnë vit pas viti te nxënës të tjerë dhe mosha e tyre, është e pashmangshme moskonsumimi i tyre.

"Kam ndjekur disa kronika dhe komente për librat që që kalojnë dorë pas dore dhe një rregulli të caktuar, librat që jepen falas ka një cikël 3 vjeçar. Thonë se janë të përdorur. Kjo nuk është çështje parash apo se nuk i përmbahemi dot angazhimit apo nuk i përmbahemi premtimit për librat falas.

Kjo është një politikë, dhe nga vendet shumë vende të fuqishme që i edukon të rinjtë, tregon se është një pasuri që ndahet dhe më të tjerët, një vlerë që nuk të përket vetëm ty, është një send që i kalon dhe të tjerëve. Ti merr një libër të ri falas, kur të afërmit, prindërit ta dhurojnë një libër, ti duhet ta mirëmbash, librit duhet të jetojë dhe përtej kohës që të duhet ty për ta lexuar, ai do të kalojë dhe te të tjerët.

Librat i dorëzojnë në një gjendje që nuk mund të përdoren më nga nxënësit e vitit të ardhshëm do duhet t’i blejnë. Normalisht jo nga shumica, e cila i kalon në gjendje të mirë te klasat pasardhëse”, tha Rama.

 

Të fundit