Flash News

Ditari i Maxhorancës

Rama kërkon para nga bashkitë, paralajmërimi për drejtuesit

Rama kërkon para nga bashkitë, paralajmërimi për drejtuesit

Kreu i qeverisë ka kërkuar para nga bashkitë, duke kritikuar drejtuesit e tyre se nuk kanë grumbulluar siç duhet taksat nga qytetarët. Sipas tij borxhi është rritur, ndërsa evidentoi se ka nga ata kryebashkiakë që e kanë zeruar.

Edi Rama paralajmëroi drejtuesit vendore se nëse situate vijon kështu dhe rrezikohet kolapsi, administrimi i bashkive do i kalojë qeverisë.

“Duke marrë bashkinë në administrim, kur ato shkojnë në kolaps dhe kur situata financiare bëhet një gropë që nuk mbushet dot më, duke bërë sikur nuk e sheh. Nga ana tjetër, sic bëmë me pastrimin, do të bëjmë edhe me disiplinën buxhetore, njësoj. Nuk do të kalojnë buxhete në këshillat bashkiak.

Kjo pamje nuk është vepra juaj vetëm, pasi është një situatë e trashëguar, por në ato zonën jeshile shumë nga bashkitë janë sot, për shkak të kryetarëve që janë sot këtu, të cilët e kanë trashëguar situatën me keq dhe sot e kanë bërë më mirë, me lidership dhe përgjegjshmëri. Këto tregojnë se kjo bëhet. Nuk po kërkojmë një gjë që nuk bëhet, apo që do krijojë dhimbje të papërballueshme.

E fundit që kam është kjo, nuk është e mundur të justifikohet një sjellje papërgjegjshmërie me detyrën dhe me detyrimet që ka bashkia, duke mbyllur sytë dhe mosmbledhur detyrimet që kanë njerëzit si konsumatorë të ujit dhe të çdo shërbimi. Taksa e pasurisë është taksa më e rëndësishme bashkiake në të gjithë globin.

Te ne është taksa më e shpërfillur dhe pastaj natyrisht që nuk ka mjaftueshmërisht fonde për gjërat që ju doni. Nga diku ato fonde dalin. Nuk mund të taksohet njësoj pasuria e një familjeje që jeton me të ardhura mesatare me shtëpinë e dytë e të tretë të një familjeje tjetër. Dhe jo vetëm kaq, por këto nuk mblidhen. Pra mesazhi i këtij takimi është mundësi financiare, përgjegjshmëri më e lartë, burime të reja financiare”, tha Rama.

 

Të fundit