Flash News

Ditari i Maxhorancës

Rama komenton deklaratën e Yuri Kim: U keqpërdor nga ata që duan të kthehen në qeveri

Rama komenton deklaratën e Yuri Kim: U keqpërdor nga ata që duan

Kryeministri Edi Rama komentoi deklaratën e ambasadores amerikane Yuri Kim, e cila pak ditë më parë kërkoi nga qytetarët të mos shesin votën e tyre dhe të votojnë për ndryshim.

Sipas kryeministrit fjalët e ambasadores u keqpërdorën nga ata që duan të kthehen në qeveri. 

Ambasadorja amerikane është keqpërdorur në mënyrën më brutale, duke e kthyer krejt jashtë kontekstit, në ikonë propagande, të atyre që duan të kthehen në qeveri.

Ambasadorja amerikane ka thënë një gjë që e dimë të gjithë, që jam 100% dakord, që ka bazë, lidhur me shit-blerjen e votës.

Nuk ka fare diskutim! Nuk di çfarë të dhënash ka ajo, por nuk duhet të kesh të dhëna për të shprehur këtë shqetësim”, tha Rama në një intervistë për Vizion Plus. 

Të fundit