Flash News

Ditari i Maxhorancës

Rama komenton dorëheqjen e Dredhës: Duke ndenjur larg Vlorës, u zbut më shumë seç duhet

Rama komenton dorëheqjen e Dredhës: Duke ndenjur larg Vlorës, u

Kryeministri Edi Rama ka folur për herë të parë për dorëheqjen e Ermal Dredhës, e cila erdhi në kushtet e një presioni nga vetë kreu i socialistëve.

Rama deklaroi nga Asambleja se Dredha duke qëndruar larg Vlorës si diplomat, u zbut më shumë seç duhet.

“Vetkënaqësi labe e mbingakruar me re në pantallonat e qytetit, dembelizëm dhe karshillëk ndaj qytetarëve të Vlorës. Të tërë hipur mbi shpatullat e qeverisë në kuptimin që qevera investon mbi Vlorën. E gjithë kjo situatë do të ishte gabim nëse do të lidhej me kryetarin e bashkisë i cili në atë situatë është më i miri. Nëse lidhet me kryetarin e bashkisë bëhet gabimi tjetër që ja lëmë vetëm Vlorës, nuk është vetëm Vlora. Dorëheqja e Ermalit pas bisedave që kemi bërë është tregues i asaj që thashë i një njeriu që e ndjen e do Vlorën dhe që i vetmi problem që ka është që duke ndenjur larg Vlorës larg Shqipërisë si diplomat, u zbut më shumë seç duhet për të përballuar aradhenë. Uroj shumë që skuadra e re e deputetëve të Vlorës të mos e harrojnë se të përfaqësosh Vlorën është priviliegj shumë i veçantë”, deklaroi Rama.

 

Të fundit