Flash News

Ditari i Maxhorancës

Rama komenton incidentin mes gazetares dhe efektivit: Ligji nuk kërcënon, por vepron. Asnjë tolerancë ndaj këtyre individëve

Rama komenton incidentin mes gazetares dhe efektivit: Ligji nuk

Kryeministri Edi Rama ka komentuar incidentin që ndodhi disa ditë më parë mes një efektivi të policisë dhe gazetares Anila Hoxha, e cila po kryente detyrën e saj në Qafë Mollë, në zonën e Dajtit, aty ku u gjet trupi i pajetë i biznesmenit Ruzhdi Hoxha.

Rama tha se imazhi i Policisë së Shtetit nuk duhet të dëmtohet nga efektivë që bëjnë shkelje të patolerueshme. Ai kërkoi që ndaj këtyre punonjësve të tregohet zero tolerancë dhe të largohen menjëherë nga unifomat blu, sikurse ndodhi dhe me efektivin që shtyu drejt greminës gazetaren Hoxha.

Kryeministri theksoi se është e rëndësishme që te uniformat blu të jetë i mishëruar ligji, ndërsa shtoi se ligji nuk shan dhe as kërcënon, por vepron.

"Polici që keqtrajtoi në mes të rrugës një gazetare hedhin hije mbi punë dhe sakrificat dhe mbi gjithë këto rezultate. Patjetër që çdo njëri prej jush që çdo mëngjes del nga shtëpia për të shkuar në një front të vështirë, nuk e meriton që në punën e tij dhe në imazhin e uniformës së ai/ajo veshin të ketë të tilla skërkala balte që vijnë nga shkelja e patolerueshme e vijës së sjelljes së policisë së shtetit.

Është e arsyeshme të veprohet pa asnjë tolerancë ndaj këtyre individëve duke i larguar menjëherë nga policia e shtetit, por është e rëndësishme të theksohet domosdoshmëria që të mbanë parasysh se trupa e policisë së shtetit, figura e tyre është mishërimi i ligjit, nuk kërcënon, nuk shan por ligji vepron”, tha Rama në aktivitetin ku u prezantua projektbuxheti i vitit 2022 për Policinë e Shtetit.

 

Të fundit