Flash News

Ditari i Maxhorancës

Rama komenton shkarkimet në PD/ Bashën apo Berishën, cilin zgjedh për bashkëpunim

Rama komenton shkarkimet në PD/ Bashën apo Berishën, cilin zgjedh

Teksa njoftoi vendimet e marra në mbledhjen e Kryesisë, kryeministri Rama komentoi edhe ngjarjet e fundit në PD, ku Kryesia e demokratëve vendosi përjashtimin përgjithmonë të Sali Berishës, e disa anëtarëve të tjerë, ndërsa disa i la thjeshtë të pezulluar.

Rama i konsideroi shkarkimet e fundit të Bashës “për të qarë e për të qeshur”. “Por unë nuk mund të qaj gjatë gjithë kohës për gjendjen dramatike të opozitës. Nuk më rezulton që ka pasur anëtarë të kryesisë sot së partisë që kanë synuar të marrin këtë godinë me dhunë dhe nuk më rezulton që ne kemi krijuar fortifikime. Jemi të gjithë bashkë”, deklaroi Rama.

I pyetur se me kë do të bashkëpunonte në qeveri, kryeministri i konsideroi si Berishën edhe Bashën, të dy pa legjitimitet, teksa i dha ‘një shans’ deputetëve demokratë për një bashkëpunim mes tyre dhe maxhorancës.

"Të dy këta nuk ka asnjë legjitimitet veç e veç. Deputetët e PD-së janë legjitimë sepse janë aty me votën e popullit dhe për sa kohë ne do të shohim se ka shans për bashkëpunim, ne jemi aty për ta bërë atë. Unë uroj që të jetë një proces që shkon drejt një zgjidhjeje paqësore. Uroj që dhuna që pamë dhe fortifikimet të mbeten mbrapa. Nuk ishte e nevojshme të fortifikohej PD, mund të thirrej policia dhe ta mbronte godinën", tha Rama.

Të fundit