Flash News

Ditari i Maxhorancës

Rama kritika BE-së: Evropa të nxjerrë mësimet e veta, të mos bëjë gabimin e turpshëm si në pandemi

Rama kritika BE-së: Evropa të nxjerrë mësimet e veta,

Kryeministri Edi Rama ka marrë pjesë në edicionin e 17-të të Forumit Strategjik të Bledit 2022 që po mbahet në Slloveni.

Rama u shfaq kritik me BE-në nga Sllovenia, teksa solli në vëmendje periudhën e pandemisë së Covid-19 duke i rikujtuar BE-së faktin që nuk i ofroi vaksina Ballkanit Perëndimor.

Rama tha se pa ndihmën e Turqisë dhe presidentit Erdogan, Shqipëria nuk do të kishte siguruar vaksina dhe mund  të përballej me më shumë humbje jete. Kryeministri u shpreh se Evropa duhet të nxjerrë mësim.

“Ne s’jemi BE, por jemi E!  Jemi të rrethuar nga kufijtë e BE, me aq sa di unë, dhe nuk është se jam shumë i ditur përgjithësisht se jam artist, sepse frymëzimi ushqehet nga padija mendoj, kështu që them se BE është realiteti i parë gjeografik me një kufij të jashtëm dhe të brendshëm, brenda kufirit të brendshëm është E, jo B, pra jemi ne.

Të gjithë e dinë që jemi kështu, por në të njëjtën kohë kur kemi probleme mbetemi më vete, shpresoj kjo të ndryshojë. Shpresoj dhe dëshiroj që BE të jetë shumë më i hapur, të krijojë hapësirë më gjithëpërfshirëse kur vjen fjala për dramat, ata nuk mund ta bëjnë dot më… ajo çfarë bënë gjatë pandemisë, vaksinat shpërndaheshin kudo, dhe nuk thanë as merrni disa vaksina për infermierët tanë.

Në çdo fjalim ju thoni le të ndihmojë që Ballkani të jetë me ne dhe të mos ketë ndërhyrje nga të tretë, por për vaksinat Serbia iu drejtua Kinës dhe Rusisë, ne vrapuam drejt Turqisë, po të mos ishte Erdogan do kishim më shumë fatalitete ky është realiteti, shpresoj që Europa të nxjerrë mësimet e veta. Shpresojmë që BE nuk do të bëjë gabimin e turpshëm si gjatë pandemi për krizën e çmimeve pas luftës në Ukrainë, ku nuk na dhanë vaksina”, tha Rama.

Të fundit