Flash News

Ditari i Maxhorancës

Rama kthehet pas në kohë: Kur hyra në politikë kisha vëth në vesh, nuk do përfshihesha po të kisha lindur në Francë apo Angli

Rama kthehet pas në kohë: Kur hyra në politikë kisha

Kryeministri Edi Rama është pyetur nga studentët në Kosovë se për çfarë duhet ta mbajnë mend  shqiptarët gjatë karrierës së tij politike.

Përgjigjen Rama e ktheu duke u kthyer pas në kohë, ndërsa tha se nuk e kishte menduar asnjëherë se një ditë do vishte kostum, pasi para se të përfshihej në politikë mbante vëthë në vesh dhe kishte flokë më shumë.

“Njerëzit mendojnë se politikanët thonë atë që s’mendojnë, bëjnë atë që s’besojnë dhe nuk besojnë atë që bëjnë. Nga këta ka plot.

Nuk do isha marrë me politikë nëse do kisha lindur në Francë, Angli, apo edhe në Shqipëri nëse mos të kishte qenë historia e ndërthurur me jetën time që më përfshiu pa menduar se një ditë do vishja kostum.

Kur u përfshiva me politikën kam pasë vëthë në vesh, dhëmbët origjinale, kam patur flokë më shumë se sot shumë vite më parë.

Rrodhën gjërat dhe jeta është ajo që na ndodh ndërkohë që bëjmë plane tjera. Nuk bëj asgjë që nuk e besoj”, u shpreh Rama.

Të fundit