Flash News

Ditari i Maxhorancës

“Rama ktheu PS në stallë lopësh”, Balla i përgjigjet Bashës: Luli t’i referohet PS-së për organizimin e pakrahasueshëm

“Rama ktheu PS në stallë lopësh”, Balla i

Kreu i Grupit Parlamentar i PS, Taulant Balla i është përgjigjur kreut të PD, Lulzim Basha kur tha sot nga kamza se Edi Rama e ka kthyer PS në një stallë lopësh.

Në një prononcim për mediat pas përfundimit të mbledhjes së së Asamblesë Kombëtare të PS, Balla tha se Basha duhet t’i referohet socialistëve për modelin e partisë dhe organizimin e saj, ndërsa tha se PS është e gatshme për t’u ulur me PD për të diskutuar në lidhje çështje të rëndësishme.

Po çfarë të them unë për Lulin. Luli kur i referohet PS-së duhet t’i referohet si model i një partie që ka organizim të pakrahasueshëm dhe të gjithë anëtarët e vet i ka të disponueshëm. Nuk po hyj në debatin e asaj partisë që nuk dihet kush do votojë më 13 qershor.

Ne vazhdojmë ta mbajmë dorën e shtrirë dhe dëshirën tonë të pakushtëzuar për t’u ulur me PD-në sapo të fillojë legjislatura e re, me këdo që do jetë kryetar i PD. Maxhoranca ka detyrat e veta, opozita ka detyrat e veta, Duhet të gjejmë gjuhën e përbashkët për të çuar para shumë reforma që kërkojnë një shumicë që ne nuk e kemi. Unë mendoj që është koha e duhur për të lënë mënjanë pakënaqësitë por të shohim kush është votuar. Ka një shumicë që ka votuar për PS por ka dhe një pakicë që ka votuar për PD dhe ata presin që mandati t’i shërbejë Shqipërisë. Ne do të themi që kur flasim pa kushte, përballë PD-së është një letër e bardhë ku ata mund të propozojnë çështje.

Është koha të gjejmë mundësinë që pas 9 shtatorit që në kuvend të vazhdojmë të diskutojmë. Kemi çështje që lidhen me reformën zgjedhore”, tha Balla.

 

Të fundit