Flash News

Ditari i Maxhorancës

Rama kundër 'traditës' demokratike: Çdo ndërprerje e seancës do të mbyllet me votim

Rama kundër 'traditës' demokratike: Çdo

Pas mbylljes për 25 minuta të seancës plenare të Kuvendit, kryeministri Edi Rama ka reagaur me një postim në Facebook, ashtu siç ia kërkon tradita.

Rama, në postim, fajëson opozitën për mbylljen e seancës duke kërcënuar se çdo seancë e ngjashme, ku opozita proteston, do të mbyllet me hapjen automatike të procesit të votimit.

"83 mandatet e 11 majit për ne, janë ndër të tjera edhe një detyrim për të respektuar zgjedhësit e palës tjetër, duke u dhënë përfaqësuesve të tyre në Kuvend të gjithë hapësirën për të folur, po edhe një detyrim ndaj zgjedhësve tanë për t’i vënë një kufi të pakalueshëm kujtdo që përdor duart, këmbët, trupin si argument dhe zhurmën e sharjet e rrugës si alternativë opozitare. Mjafton që të respektohet ai kufi, i cili është kufiri etik i çdo parlamenti të Bashkimit Europian dhe opozita do të ketë e papenguar të gjitha hapësirat e saj në sallën e Kuvendit apo në komisionet parlamentare. Ndërsa shkelja e atij kufiri për të vazhduar avazin e traditës anti-demokratike të pengmarrjes së Kuvendit, do të çojë automatikisht në hapjen e procesit të votimit dhe përfundimin e parakohshëm të seancës", shkruan Rama.

Të fundit