Flash News

Ditari i Maxhorancës

Rama: Kush fshihet pas makinave me xhama të zinj që shoqërojnë Bashën

Rama: Kush fshihet pas makinave me xhama të zinj që

Kryeministri Edi Rama nga Fushë-Kruja ku po zhvillonte fushatën elektorale, ka akuzuar kryetarin e PD-së Lulzim Bashën se po bën fushatë me ata që vrisnin pas shpine policët.

Sipas Ramës, Basha po bën fushatë me drejtorë policie që dikur shisnin operacionet te banditët e vrisnin pas shpine oficerët e policisë e tani të njëjtët njerëz mezi presin të kthehen.

Kryeministri Edi Rama thotë se pas makinave me xhama të zinj që shoqërojnë Lulzim Bashën, qëndrojnë persona që duan që në Shqipëri të rihapen përsëri bingot.
Në ato makina janë ata që mezi presin të hapin prap bingot. S’po jua them kështu si metraforë, po flas për njerëz konkretë, me emra konkretë. Ne patronazhistët këtë punë kemi, shohim edhe mbrapa xhamit”, tha Rama duke ironizuar.

Të fundit