Flash News
Si e toleroi Ceno Klosi kompaninë e inceneratorëve, negociatat e dyshimta për miliona euro
Flet Abazoviç: Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE
Pas arrestimit të Berberit, Rama emëron drejtorin e ri të Autoritetit Rrugor Shqiptar
Përfshihet në flakë një apartament te bulevardi ‘Zogu i Parë’ në Tiranë
Berisha: Ishim opozita e parë që kërkuam anëtarësimin në NATO pas rënies së komunizmit
Rama lë një porosi për rininë e Kamzës, ndërsa grave iu thotë të marrin burrat përdore
Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar fushatën e tij elektorale sot në Kamëz. Ai iu la porosi të rinjve të këtij qyteti që të marrin dhe shokët dhe të japin kontributin e tyre duke votuar me 25 prill për një politikë të mirë.
“Vajzave e djemve qe janë këtu po ju lë një porosi. Faleminderit për thirrjet “Edi Rama, Edi Rama” por kam një porosi për ju. Çdo shoku e shoqeje që ju thotë “s’dua fare të votoj”, thuaj që është e kotë se do, s’do ti politika me ty merret dhe sa më shumë njerëz të mirë t'i kthejnë kurrizin politikës, as më shumë politika mbetet në duar të njerëzve të këqinj. Sa më shumë njerëz të ndershëm t’i kthejnë kurrizin kutive të votimit aq më shumë pandershmëria do të ndikojë nesër. Politika mund t’i çojë njerëzit në humnerë”, u shpreh Rama.
Më tej, ai shtoi se me 25 prill Kamza duhet të votojë për 23 shkollat ultramoderne që do të ndërtohen në vitet e ardhshme, Kamza duhet të votojë për çerdhet e kopshtet.
“Kur i ka patur Kamza më shumë se 70 milionë dollarë për kanalizime, kopshte e çerdhe?”, iu drejtua qytetarëve të Kamzës Rama.
Ndërsa grave dhe nënave të këtij qyteti iu bëri thirrje që të marrin burrat përdore dhe të votojnë për të ardhmen e fëmijëve të tyre me 25 Prill.
“I them grave dhe nënave të Kamzës, qofshin nga Kukësi, Dibra, Korça nga e gjithë Shqipëria, mos i lini burrat të luajnë domino me votën, merrini burrat përdore dhe thojini vota nuk është as për ty as për mua, vota është për ata fëmijë që kemi dhënë jetën për t’iu bërë shtëpi, për t'i sjellë në Tiranë, për t'i arsimuar. Mos i tradhtoni fëmijët tuaj!”, shtoi më tej kryeministri.