Flash News

Ditari i Maxhorancës

Rama mban të paprekur Veliajn dhe Ballukun: S’e kam një bir politik që të më vrasë

Rama mban të paprekur Veliajn dhe Ballukun: S’e kam një bir

Erion Veliaj, tashmë në qeli, dhe Belinda Balluku, si e pandehur, për Ramën nuk llogariten si një kosto e lartë brenda rrethit socialist.

“Si tha Loro Boriçi shiu ka punën e vet ne kemi punën tonë”, është shprehur Rama kur u pyet gjatë një interviste në “Real Story” në ABC News për hetimin ndaj zv.kryeministres.

Me këtë frazë, Rama nënkupton se pavarësisht statusit e pandehur, Balluku mund të vijojë të mbajë postin e zëvendëses së tij, ndërkohë që SPAK vijon hetimet për tunelin e Llogarasë.

Sa i përket Erion Veliajt, Rama e ka përjashtuar shkarkimin e tij, duke thënë se të kundërshtosh gjykimin e Kushtetueses, është njësoj si “t’i biesh murit me kokë”.

“Po nuk do shkojmë t’i biem murit me kokë. Se të shkosh kundër një vendimi që ka marrë Gjykata Kushtetuese apo cila do gjykatë është të shkosh t’i biesh murit me kokë edhe praktikisht të hysh në konflikt me sistemin që ke zgjedhur që është sistemi demokratik dhe unë nuk mund të hy në konflikt me zgjedhjen strategjike dhe historike që kam bërë dhe kemi bërë si PS që I kemi dhënë pavarësinë e plotë drejtësisë. Ai nuk mund të shkarkohet. Kaq, është shumë e thjeshtë”, tha Rama.

I pyetur nëse ka një pasardhës që mund t’i lirojë karrigen e kryetarit socialist, Rama tha: “S’e kam një bir që të më ‘vrasë’ për momentin”.

 

Të fundit