Flash News

Ditari i Maxhorancës

Rama mbledh Asamblenë e PS, shpall sot qeverinë e re

Rama mbledh Asamblenë e PS, shpall sot qeverinë e re

Sot në orën 11:00, në Pallatin e Kongreseve, kryeministri dhe kryesocialisti Edi Rama do të drejtojë mbledhjen e Asamblesë Kombëtare të Partisë Socialiste, ku pritet të shpallë ekipin qeverisës të mandatit të katërt.

Rama do të prezantojë kabinetin që do të drejtojë vendin deri në vitin 2029, si dhe do të bëjë publik emrin e zv.kryeministrit, kandidaturën për kryetar të Kuvendit dhe kreun e ri të grupit parlamentar të PS.

Menjëherë pas Asamblesë, kryeministri do të zhvillojë mbledhjen e parë me deputetët e rinj të dalë nga zgjedhjet e 11 majit.

Një ditë më pas 140 deputetët do të betohen në Kuvend, ndërsa të hënën Rama pritet t’i paraqesë parlamentit qeverinë e re dhe programin e saj qeverisës.

Të fundit