Flash News

Ditari i Maxhorancës

Rama mbledh më 11 shtator Asamblenë Kombëtare

Rama mbledh më 11 shtator Asamblenë Kombëtare

Rama do të mbledhë më 11 shtator, në orën 09:30 Asamblenë Kombëtare.

Në Asamble do të shpallen emrat e rinj të kabinetit qeveritar i cili do udhëhiqet nga kryeministri Edi Rama për një mandat 4-vjeçar.

Po ashtu është publikuar dhe agjenda e punimeve, ku pritet të mbajë fjalën edhe Rama.

“Axhenda e Asamblesë Kombëtare të PS, Mbështetur në Statutin e PS, neni 37, pika 5, ju njoftojmë se më datën 11.09.2025, ora 09.30, tek kompleksi “Xibraku” do të zhvillohet  mbledhja e Asamblesë Kombëtare të Partisë Socialiste me këtë rend dite:

Hapja e mbledhjes dhe miratimi i rendit të ditës

Fjala e kryetarit të PS Edi RAMA

Mendime, pyetje dhe diskutime

Të ndryshme”, thuhet në njoftim.

Të fundit