Ditari i Maxhorancës

Rama me zërin që i dridhej: Ka një arsye pse këtu janë Najada dhe Luljeta

Rama me zërin që i dridhej: Ka një arsye pse këtu janë

Kryeministri Edi Rama po zhvillon fushatën elektorale në kryeqytet me gratë e vajzat e Tiranës. Ai bëri një prezantim të gjitha kandidateve për deputete, duke nxjerrë në pah dhe cilësitë e tyre.

Rama e nisi me mjeken Najada Çomon dhe inxhinieren Luljeta Bozdon për të cilat u shpreh me zërin që i dridhej, se këto zonja në dy vite të vështira, kanë bërë bashkë një popull të tërë, pa dallim ngjyrimi partiak.

“Asjëra prej tyre nuk vijnë nga rruga e militantizmit, por vijnë nga dy rrugë të jetës që në dy momente të jashtëzakonshme bashkuan shqiptarët dhe i bënë të ndihen gjithë shqiptarët të jenë bashkë, sepse dhe tërmeti dhe virusi nuk panë majtas e djathtas por bashkuan të gjithë. Dhe ja ku jemi sot, dhe në rrugën për të dalë nga rrënojat e tërmetit, në rrugën për të ndaluar plagët dhe lotët e pandemisë, shqiptarët patën udhëheqësit e tyre shpirtërorë. Luljeta dhe Najada janë dy prej tyre”, u shpreh Rama.

Të fundit