Flash News

Ditari i Maxhorancës

Rama mesazh Athinës nga Kongresi i PS: Nuk e besoj se Greqia i vë tapën e vetos shishes së hapur

Rama mesazh Athinës nga Kongresi i PS: Nuk e besoj se Greqia i vë

Kryeministri Edi Rama nga Kongresi i Partisë Socialiste foli për marrëdhëniet me Greqinë dhe paralajmërimet e Athinës zyrtare për veton ndaj Shqipërisë në rrugën e integrimit në Bashkimin Evropian.

Duke folur nga Kongresi i PS, Rama u ndal edhe te çështja Beleri ku tha se qëndrimi i Shqipërisë nuk ndryshon edhe nëse fqinjët vendosin veton javën e ardhshme në Bruksel.

“Ne do të shkojmë në Bruksel javën e ardhshme. Me kokën lart dhe bindjen për meritat e Shqipërisë për të gjitha rezultatet e raport progresit të përshëndetura nga 27 vende. Vetëm një shtet e ka lënë ende pezull opinionin e vetë, për një arsye të mos arsyes tradicionale ballkanike të marrëdhënies fqinjësore.

Greqia. Historia dihet. Qëndrim që nuk ndryshon deri më 13 dhe as nuk do të ndryshojë përtej dhjetorit se fqinjët tanë do i vënë tapën e vetos shishes së hapur. Jo se ne jemi kokëfortë, por arsyeja është shumë më kokëfortë”, u shpreh Rama ndër të tjera.

 

Të fundit