Flash News

Ditari i Maxhorancës

Rama mesazh pak pas hapjes së qendrave të votimit: Përtej partive e ndasive për ne është Shqipëria

Rama mesazh pak pas hapjes së qendrave të votimit: Përtej partive

Pak minuta pas hapjes së qendrave të votimit në mbarë vendin, kryeministri Edi Rama e ka nisur ditën me një mesazh për shqiptarët, në kuadër të zgjedhjeve të përgjithshme.

Në një postim në Facebook, Rama shkruan se përtej partive e dasive për ne është Shqipëria.

Le ta tregojmë sot të gjithë së bashku, se përtej partive e ndasive për ne është Shqipëria dhe le t'i shprehim bindjet e ndryshme me votë, por duke e respektuar Shqipërinë me mirësjellje shembullore ndaj njëri-tjetrit, në këtë ditë të shënuar të bashkëjetesës sonë demokratike, ku çdonjëri duhet ta gëzojë i patrazuar të drejtën e votës së lirë e të fshehtë, e prej ku Shqipëria duhet të dalë kryelartë për ne të gjithë”, shkruan Rama.

Të fundit