Flash News

Ditari i Maxhorancës

Rama në delir: Prej Diellës më kërkojnë intervista çdo ditë nga jashtë

Rama në delir: Prej Diellës më kërkojnë intervista

Kryeministri Edi Rama nuk e ka kursyer delirin e shprehur për ministren virtuale 'Diella', gjatë një takimi me mjekët e QSUT ku prezantoi ministen e re të Shëndetësisë, Evis Sala.

Ai tha se Diella e ka bërë vendin më tërheqës, madje shton se ka cdo dite kërkesa për intervista nga Evropa dhe jashtë për të shpjeguar këtë fenomen. 

“Ne nuk duhet të vendosim limit në ambicien tonë. Tërheqja ndaj Shqipërisë është edhe më e madhe, madje është rritur ditët e fundit, sepse pavarësisht se çfarë thuhet këtu, gjithë bota merret me ministren tonë jo njeri, por kjo në thelb e bën tërheqës vendin si një vend që ka arritur të ketë një ministër jo njeri dhe ku ambicia është e madhe, ku hapja ndaj teknologjisë është e plotë.

Ashtu sikundër kam çdo ditë pa asnjë ekzagjërim 3-4-5 kërkesa për intervista nga Evropa dhe jashtë për të shpjeguar këtë fenomen, është krijuar interes. Ka impaktin e vet në imazhin e vendit”, tha Rama. 

Të fundit