Flash News

Ditari i Maxhorancës

Rama: Në Malësi të Madhe përfaqësues të PD donin të përzinin të moshuarit nga qendra e vaksinimit

Rama: Në Malësi të Madhe përfaqësues të PD donin

Kryeministri Edi Rama deklaroi nga Shkodra se sot në qendrën e vaksinimit në Malësinë e Madhe është shënuar një incident.

Sipas tij, përfaqësues të PD donin të përzinin të moshuarit nga qendra.

Sot ne ishim në një vizitë në qendrën e vaksinimit në Malësinë e Madhe, jemi vonuar 30 min sepse kishin shkuar disa përfaqësues të PD dhe donin të merrnin qendrën e numërimit dhe të largonin të moshuarit.

Ata thonin që është e jona, e thonin ne jemi KZAZ, e kuptoni se me çfarë lloj talebanësh kemi të bëjmë ne dhe këtë do e kuptojnë ata shkodranët e vjetër, sepse ata bëjnë sikur shohin djallin vetë kur shohin PS, e më shohin si komunist mua, nipin e Zef Kolombit, mua, që nëna ime shkodrane më bëri katolik”, tha Rama.

Të fundit